7 raste me COVID-19 në Suharekë, prin Shiroka me 2 raste

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 560 raste të reja me Coronavirus.

IKSHPK njofton se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 7 raste të reja me COVID-19.

Vendbanimet e rasteve të somte janë: Duhël (1), Greikoc (1), Sallagrazhdë (1), Shirokë (2), Sopijë (1) dhe Suharekë (1).

Numri total i rasteve pozitive është 42.377 raste nga 151.363 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.087 raste të vdekjes.

RAPORTO