7 persona dërgohen në stacionin policor pasi në një shtëpi në Peqan u gjetën 11 sirianë

17.07.2021

Shtatë persona janë shoqëruar në stacionin policor në Suharekë për kontrabandë me migrantë. Policia ka gjetur 11 shtetas të Sirisë duke qëndruar në një shtëpi me shtatë të dyshuarit në fshatin Peqan të Suharekës. Të dyshuarit S.M, F.F, A.B, V.F, Xh.K, A.N dhe D.S dyshohen se janë përfshirë në kontrabandë me migrant dhe të njëjtit […]

7 persona dërgohen në stacionin policor pasi në një shtëpi në Peqan u gjetën 11 sirianë Foto: Ilustrim

Shtatë persona janë shoqëruar në stacionin policor në Suharekë për kontrabandë me migrantë.

Policia ka gjetur 11 shtetas të Sirisë duke qëndruar në një shtëpi me shtatë të dyshuarit në fshatin Peqan të Suharekës.

Të dyshuarit S.M, F.F, A.B, V.F, Xh.K, A.N dhe D.S dyshohen se janë përfshirë në kontrabandë me migrant dhe të njëjtit ju dorëzuan njësisë së hetimeve për interviste.

Me vendim të prokurorit, katër të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Njësia për migrim dhe të huaj ka marr sirianët dhe i ka dërguar në Qendrën për Azil.