7 mësimdhënës, 3 nxënës dhe 1 punëtor teknik në Suharekë të prekur nga COVID-19

Ditëve të fundit në Kosovë numri i të infektuarve me Koronaviurs ka shënuar një rritje të theksuar, vetëm gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 418 raste të reja, ku prej tyre 12 janë identifikuar në Komunën e Suharekës.

Situata epidemiologjike në përgjithësi është e ndjeshme, por mësimi në Komunën e Suharekës po vazhdon të mbahet në mënyrë fizike (në shkolla).

Drejtori i DKA-së Remzi Bajselmani në një prononcim për SuharekaOnline ka thënë se aktualisht në Komunën e Suharekës të infektuar me COVID-19 janë 7 mësimdhënës, 3 nxënës dhe një puntorë teknik.

Drejtori Bajselmani ka njoftuar se 3 grupet e nxënësve të cilët kanë rezultuar pozitiv kanë kaluar në planin C (mësim online).

Me rritjen e numrit të të infektuarve me COVID-19 mund të kalohet në planin C, ( mësim online), plan ky i cili do të rëndonte procesin mësimor.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.