7 infermierë të QKMF-së në Suharekë të infektuar me COVID-19, 4 të tjerë dhe 1 mjek në vetizolim

23.11.2020

Gjatë 24 orëve të fundit nga IKSHPK-ja në Komunën e Suharekës janë identifikuar 15 raste të reja me Covid-19, duke e arritur numrin total të rasteve pozitive në 491. Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirqenies Sociale në Suharekë, Besa Kuqi ka thënë se rritja e numrit të pacientëve që po kërkojnë ndihmë në QKMF-Suharekë po rritet, […]

7 infermierë të QKMF-së në Suharekë të infektuar me COVID-19, 4 të tjerë dhe 1 mjek në vetizolim Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit nga IKSHPK-ja në Komunën e Suharekës janë identifikuar 15 raste të reja me Covid-19, duke e arritur numrin total të rasteve pozitive në 491.

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirqenies Sociale në Suharekë, Besa Kuqi ka thënë se rritja e numrit të pacientëve që po kërkojnë ndihmë në QKMF-Suharekë po rritet, gjithashtu edhe numri i personelit shendetësor të infektuar me virusin korona po rritet e këto e vështirsojnë dhënjën e shërbimeve kualitative për të gjithë ata që mund të kenë nevojë për trajtime ambulantore dhe spitalore, njofton SuharekaOnline.

Tutje, Kuqi njofton se aktualisht në QKMF-Suharekë janë 7 infermierë të infektuar me Covid-19 dhe 4 inferimerë dhe 1 mjek janë në vetizolim.

“Një falenderim për menaxhmentin e QKMF/së në Suharekë dhe personelin shëndetësor, për përkushtimin dhe punën që bëhet nga ata, për qytetarët tanë. Ju lutem mos u ndalni, deri sa ta fitojmë betejen me këtë virus vdekjeprurës. Kjo sfidë do të ishte edhe më e lehtë nëse na ndihmoni ju qyetarë të dashur duke respektuar rekomandimet e Institucioneve Shendetësore” shkruan Kuqi.