7 foshnje u lindën në QKMF-në e Suharekës gjatë muajit shkurt të 2021’s

7 foshnje u lindën në QKMF-në e Suharekës gjatë muajit shkurt të 2021’s
Eurolinda Zenelaj

15.04.2021 / Suhareka

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka filluar publikimin mujor të statistikave vitale me të dhëna administrative preliminare.

Në bazë të statistikave të publikuara nga ASK-ja bëhet e ditur se në muajin shkurt të vitit 2021, në QKMF-Suharekë janë lindur gjithsej 7 foshnje, raporton SuharekaOnline.

ASK-ja poashtu ka bërë të ditur se nga këto 7 foshnje të lindura në QKMF-Suharekë, prej tyre 3 janë të gjinisë mashkullore dhe 4 të tjera janë të gjinisë femërore.

Përveç kësaj, Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar edhe për numrin e nënave në bazë të vendndodhjës së përherëshme, e prej të cilave bëhet e ditur se gjithsej 82 nëna nga Komuna e Suharekës kanë sjellë në jetë foshnjet e tyre.

Në bazë të dhënave të ASK-së bëhet e ditur se në muajin e dytë të këtij viti, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 2 673 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës), ku krahasuar me muajin janar 2021 është një rritje për 0.3%. Prej këtyre lindjeve të regjistruara në muajin shkurt, 1,382 lindje janë meshkuj dhe 1,291 lindje janë femra.

Rikujtojmë se edhe në muajin janar të po të njëjtit vit, në QKMF-Suharekë janë lindur 7 foshnje, prej tyre 4 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.

MuajiVendi ku ka ndodhur lindja- SuharekëVendi i përhershëm i nënës në komunë- Suharekë
Janar793
Shkurt782
Të dhëna nga Agjencia e Statistikave të Kosovës
RAPORTO