602 persona me aftësi të kufizuara në Suharekë marrin asistencë sociale nga shteti

26.06.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin maj 2023. Ky publikim ndër tjerash ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, raporton SuharekaOnline. Sipas të dhënave të ASK-së bëhet e ditur se në muajin maj të këtij viti nga skema […]

602 persona me aftësi të kufizuara në Suharekë marrin asistencë sociale nga shteti Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin maj 2023.

Ky publikim ndër tjerash ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, raporton SuharekaOnline.

Sipas të dhënave të ASK-së bëhet e ditur se në muajin maj të këtij viti nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë regjistruar 18.368 persona.

Ndërsa, bazuar në statistikat e ASK-së bëhet e ditur se në Komunën e Suharekës gjatë muajit maj 2023 janë regjistruar gjithsej 602 persona të cilët kanë përfituar nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara.

Nga të dhënat e Agjencionit të Statistikave të Kosovës kuptojmë se në muajin maj numri i përfituesve të kësaj kategorie nga kjo skemë në Komunën e Suharekës ka shënuar rritje.

MuajiNumri i përfituesve nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara në Komunën e Suharekës.
Janar, 2023590
Shkurt, 2023592
Mars, 2023590
Prill, 2023597
Maj, 2023602