6 viktima nga COVID-19 brenda një jave në Suharekë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë në raportin prej 24 orësh të rasteve të reja me COVID-19, raporton edhe për viktimat nga ky virus.

SuharekaOnline ka përcjellur raportet e IKSHPK-së që nga data 7 nëntor, ku janë publikuar numri i viktimave në vend dhe mosha e tyre.

Më datën 7 nëntor në Komunën e Suharekës është raportuar për një viktimë nga koronavirus i moshës 71 vjeç, rastet e vdekjes nga ky virus kanë vazhduar të raportohen edhe ditëve në vijim si 8, 9, 10, 12 e 13 nëntor.

Raporti i IKSHPK-së, 7 nëntor: “Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (72, 69 dhe 64 vjeç), Gjilan 3 raste (69, 66 dhe 65 vjeç), Prishtinë 2 raste (të dytë 79 vjeç), Drenas 1 rast (64 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Klinë 1 rast (78 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (67 vjeç)“.

Raporti i IKSHPK-së, 8 nëntor: “Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (76 dhe 70 vjeç), Prishtinë 2 raste (78 dhe 71 vjeç), Vushtrri 2 raste (82 dhe 77 vjeç), Gjilan 1 rast (58 vjeç), Pejë 1 rast (62 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç), Rahovec 1 rast (66 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (71 vjeç)“.

Raporti i IKSHPK-së, 9 nëntor: “Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (81, 74 dhe 70 vjeç), Prizren 2 raste (71 dhe 65 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (54 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç), Istog 1 rast (65 vjeç), Lipjan 1 rast (73 vjeç), Pejë 1 rast (46 vjeç), Prishtinë 1 rast (65 vjeç), Suharekë 1 rast (85 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (70 vjeç)”.

Raporti i IKSHPK-së, 10 nëntor: “Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (72 dhe 50 vjeç), Prizren 2 raste (70 dhe 67 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (58 vjeç)“.

Raporti i IKSHPK-së, 12 nëntor: “Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (87, 84, 61 dhe 60 vjeç), Gjilan 2 raste (89, 77 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç)“.

Raporti i IKSHPK-së, 13 nëntor: “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (88, 67, 64 vjeç), Gjakovë 2 raste (85, 83 vjeç), Pejë 2 raste (81, 62 vjeç), Prizren 2 raste (74, 70 vjeç), Kamenicë 1 rast (90 vjeç), Podujevë 1 rast (69 vjeç), Suharekë 1 rast (60 vjeç), Viti 1 rast (66 vjeç)”.

Ndërsa, sot më 14 nëntor, 2020 Nga IKSHPK-ja nuk është raportuar asnjë rasti vdekjës në Komunën e Suharekës, mirëpo është bërë e ditur se numri i viktimave deri më tani në Kosovë ka arritur në 809.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.