6 rastet pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë nga këto vendbanime

6 rastet pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë nga këto vendbanime
Çlirim Gashi

21.03.2021 / Suhareka

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.838 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 793 raste pozitive.

IKSHPK-ja ka njoftuar se në 24 orëshin e fundit në Komunën e Suharekës janë identifikuar 6 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve të sotme janë: Bllacë (1), Greikoc (1), Sallagrazhdë (1), Studençan (1), Suharekë (1) dhe Vraniq (1).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 352 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 68.083 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.342.

Numri total i rasteve pozitive është 82.125 raste nga 384.742 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.760 raste të vdekjes.

RAPORTO