6 rastet e reja me COVID-19 janë nga Suhareka dhe këto fshatra

30.11.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 1,219 testime prej të cilave 539 kanë rezultuar pozitive me COVID-19. IKSHPK-ja gjithashtu ka njoftuar se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 6 raste të reja me virusin Korona, shkruan SuharekaOnline. Vendbanimet e rasteve të […]

6 rastet e reja me COVID-19 janë nga Suhareka dhe këto fshatra Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 1,219 testime prej të cilave 539 kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

IKSHPK-ja gjithashtu ka njoftuar se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 6 raste të reja me virusin Korona, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve të sotme: Duhël (1), Samadrexhë (1), Semetisht (1) dhe Suharekë (3).