6 nxënës dhe 5 mësimdhënës në Suharekë të prekur nga COVID-19

05.11.2020

Ditëve të fundit numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur, vetëm dje në vend janë regjistruar 546 raste të reja, numër ky rekord deri më tani, sot është mbajtur takimi i Task Forcës nga Drejtoria e Arsimit ku është diskutuar për gjendjen aktuale të krijuar nga COVID-19. Nënkryetarja e Komunës së Suharekës Mihrije Suka […]

6 nxënës dhe 5 mësimdhënës në Suharekë të prekur nga COVID-19 Foto: Ilustrim

Ditëve të fundit numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur, vetëm dje në vend janë regjistruar 546 raste të reja, numër ky rekord deri më tani, sot është mbajtur takimi i Task Forcës nga Drejtoria e Arsimit ku është diskutuar për gjendjen aktuale të krijuar nga COVID-19.

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës Mihrije Suka e ka hapur takimin e sotëm duke biseduar lidhur me situatën epidemiologjike sa u përketë shkollave.

Ndërsa drejtori i Arsimit Remzi Bajselmani ka thënë se janë duke bërë përkujdesje maksimale për t’a menaxhuar situatën, që nxënësit të qëndrojnë në shkolla, për të mos u kthyer në sistemin online për t’a zhvilluar mësimin, transmeton SuharekaOnline.

Po ashtu lidhur me rregullat dhe për gjendjen aktuale me virusin, ka folur edhe drejtoresha e Shëndetësisë Besa Kuqi, e cila ka rekomanduar që të respektohen rregullat e përcaktuara nga institucinonet përkatëse që sa më mirë e sa më lehtë të menagjohet situata, duke shtuar se “të gjithë duhet të jemi të ndërgjegjshëm”.

Edhe drejtorët e shkollave të cilët janë pjesë e Task Forcës, kanë deklaruar se gjendja nëpër shkolla deri më tani është e menagjueshme.

Aktualisht në Komunën e Suharekës të infektuar janë 6 nxënës dhe 5 mësimdhënës. U rekomandua që mësimi të vazhdoj me nxënësit në shkolla dhe në rast nevoje të mbahen trajnime për mësimdhënësit lidhur me mësimin online.