586 raste aktive me COVID-19 në Suharekë

09.09.2021

Numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë vazhdon të mbetet i lartë. Po ashtu edhe numri i vdekjeve është shqetësues. Ndërkohë numri i rasteve aktive tashmë ka kaluar mbi 24 mijë. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar […]

586 raste aktive me COVID-19 në Suharekë Foto: Ilustrim

Numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë vazhdon të mbetet i lartë. Po ashtu edhe numri i vdekjeve është shqetësues. Ndërkohë numri i rasteve aktive tashmë ka kaluar mbi 24 mijë.

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 1,029 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 24 viktima nga ky virus.

Brenda 24 ore janë regjistruar 33 raste pozitive me COVID-19 dhe një rast i vdekjes në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Prishtinë  170, Prizren  82, Mitrovicë  80, Podujevë  75, Gjilan  65, Pejë  61, Skenderaj  58, Ferizaj  56, Fushë Kosovë  44, Gjakovë  41, Malishevë  36, Suharekë  33, Shtime  29, Lipjan  28, Vushtrri  26, Istog  21, Viti  19, Obiliq  15, Kaçanik  14, Deçan  14, Klinë  13, Kamenicë  12, Gllogoc  11, Rahovec  10, Hani i Elezit  8, Mamushë  5, Zubin Potok  1, Junik  1, Graçanicë  1.

Po ashtu, janë shëruar 3.266 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 126.409.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prizren  586, Pejë  433, Prishtinë  326, Klinë  231, Suharekë  170, Gjilan  162, Ferizaj  150, Malishevë  146, Istog  141, Rahovec  112, Deçan  86, Fushë Kosovë  77, Vushtrri  75, Podujevë  71, Lipjan  68, Kamenicë  67, Obiliq  64, Gllogoc  61, Kaçanik  49, Mitrovicë  48, Viti  45, Shtime  34, Hani i Elezit  24, Dragash  12, Skenderaj  12, Shtërpcë  6, Novobërdë  2, Junik  2, Gjakovë  2, Graçanicë  2, Mamushë  1, Partesh  1.

Kurse numri i rasteve aktive është 22.223, prej tyre 586 raste aktive në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 154,607 raste nga 1,072,342 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,709 raste të vdekjes.