580 qytetarë të vaksinuar në Suharekë, QKMF në pritje të furnizimit me doza të tjera

05.05.2021

Deri më tani në Komunën e Suharekës numri i qytetarëve që janë vaksinuar ka arritur në 580, duke përfshirë këtu edhe një pjesë të personelit shëndetësor. Kështu ka bërë të ditur për SuharekaOnline drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi. Gjatë muajit prill përveç qytetarëve që janë vaksinuar në QKMF, […]

580 qytetarë të vaksinuar në Suharekë, QKMF në pritje të furnizimit me doza të tjera Foto: Ilustrim

Deri më tani në Komunën e Suharekës numri i qytetarëve që janë vaksinuar ka arritur në 580, duke përfshirë këtu edhe një pjesë të personelit shëndetësor.

Kështu ka bërë të ditur për SuharekaOnline drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi.

Gjatë muajit prill përveç qytetarëve që janë vaksinuar në QKMF, stafi shëndetësor I kësaj qendre ka bërë edhe vaksinimin e një pjese të qytetarëve që janë në regjim shtrati.

Edhe pse ekzistojnë dyshime për efektet anësore të vaksinës, deri më tani te asnjëri nga të vaksinuarit në Suharekë nuk është shfaqur ndonjë efekt.

Sa I përket vështirësive në procesin e vaksinimit të këtyre personave, drejtoresha Kuqi ka thënë se nuk kanë hasur vështirësi në realizimin e kësaj metode pasi që posedojnë staf professional dhe kanë bërë përgatitjet e nevojshme sipas rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Megjithëse nga kjo drejtori janë dërguar kërkesa të  njëpasnjëshme në adresë të Ministrisë së Shëndetësisë për furnizim me doza të tjera, Kuqi thotë se ende janë në pritje të furnizimit për të vazhduar vaksinimin.

“Gjithashtu në të ardhmen kur të furnizohemi me doza të vaksinave anti-COVID do të vazhdojmë deri në përfundim të këtij procesi, me gjithë kapacitetin qe kemi në dispozicion do ta vëmë në shërbim të qytetarëve për vaksinimim anti-COVID” ka thënë ajo.