58 vjeçari që mbeti i vdekur në rrugën e kombit është nga fshati Sopijë i Suharekës

58 vjeçari që mbeti i vdekur në rrugën e kombit është nga fshati Sopijë i Suharekës
Fisnik Sadiku

21.07.2021 / Suhareka

Në pasditen e së martës ka ndodhur një aksident në rrugën Rubik-Rrëshen, ku si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person.

SuharekaOnline mëson se viktima është H.S (emër i njohur për redaksinë), 58 vjeçar nga fshati Sopijë i Suharekës.

Policia ka bërë të ditur se aksidenti ndodhi në orën 17:22 minuta, rreth 6 kilometra larg hyrjes në superstradën e “Rrugës së Kombit”, kur një makinë e lartë tip “Land Rover” me targa italiane u përplas me një autobus. H.S ishte drejtues i makinës.

Autoritetet kanë shoqëruar shoferin e autobusit për të zbardhur më mirë rrethanat e aksidentit.

Gjithashtu SuharekaOnline mëson se i biri dhe të tjerët janë jashtë rrezikut për jetënn. Mjeku i spitalit Rreshen, Preng Simoni thotë se pas mjekimit të parë autoambulancat i kanë nisur për në spitalet e Tiranës.

LEXO EDHE:  Dy raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 582 në tërë Kosovën

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit