Në vendin tonë po vazhdon rënia e numrit të rasteve pozitive me COVID-19.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 55 raste aktive me COVID-19.
Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total dy raste aktive me COVID-19, ku fatmirësisht dje nuk u regjistrua asnjë rast i ri me këtë virus në komunën tonë.
Ndërkaq në 24 orët e fundit në tërë Kosovën janë regjistruar 10 raste të reja me koronavirus, ndërsa janë shëruar 19 qytetarë.
Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë 3, Klinë 1, Obiliq 1, Ferizaj 1, Lipjan 1, Kamenicë 1, Gjakovë 1, Gllogoc 1.
Të shëruarit nga coronavirusi janë nga këto vende: Prishtinë 9, Gjakovë 3, Klinë 2, Gjilan 1, Fushë Kosovë 1, Pejë 1, Mitrovicë 1, Kamenicë 1.
Ndryshe, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 268,771.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 16 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.040 doza të vaksinës.
Deri më sot 824.657 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 105.128 doza të treta dhe 1,779 doza të katërta të vaksinës anti-COVID.
