55 autokombanja fillojnë fushatën e korrje-shirjeve në Suharekë

01.07.2020

Ka filluar fushata e korrje-shirjeve në komunën e Suharekës, ndërsa rendimentet e para të grurit sipas informacioneve nga terreni janë të kënaqshme. Drejtori i Bujqësisë në këtë komunë, Xhevxhet Gashi, ka bërë me dije se kokrrat e para të grurit janë shirë në fshatin Studençan dhe në Gjinoc. “Këtë vit do të angazhohen rreth 55 […]

55 autokombanja fillojnë fushatën e korrje-shirjeve në Suharekë Foto: Ilustrim

Ka filluar fushata e korrje-shirjeve në komunën e Suharekës, ndërsa rendimentet e para të grurit sipas informacioneve nga terreni janë të kënaqshme.

Drejtori i Bujqësisë në këtë komunë, Xhevxhet Gashi, ka bërë me dije se kokrrat e para të grurit janë shirë në fshatin Studençan dhe në Gjinoc.

“Këtë vit do të angazhohen rreth 55 autokombajna. Ndërsa një lajm i mirë është gatishmëria e pronarit të autokombajnës, Skënder Hyseni, i cili me rastin e nënshkrimit të kontratës ka bërë zbritje prej 5 euro në çdo hektarë të korrur, për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia”, ka njoftuar komuna e Suharekës.

Ndërsa, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka uruar bujqit që të kenë rezultatet më të mira të punës së tyre.