532 raste aktive me COVID-19 në Suharekë

11.09.2021

Numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë vazhdon të mbetet i lartë. Po ashtu edhe numri i vdekjeve është shqetësues. Ndërkohë numri i rasteve aktive tashmë ka filluar të ketë rënie. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar […]

532 raste aktive me COVID-19 në Suharekë Foto: Ilustrim

Numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë vazhdon të mbetet i lartë. Po ashtu edhe numri i vdekjeve është shqetësues. Ndërkohë numri i rasteve aktive tashmë ka filluar të ketë rënie.

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 685 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 30 viktima nga ky virus.

Brenda 24 ore janë regjistruar 19 raste pozitive me COVID-19 dhe një rast i vdekjes në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Prishtinë 107, Podujevë 47, Ferizaj 42, Prizren 42, Gjilan 37, Mitrovicë 34, Pejë 33, Gjakovë 31, Klinë 28, Malishevë 28, Viti 28, Shtime 28, Fushë Kosovë 27, Obiliq 24, Skenderaj 21, Suharekë 19, Gllogoc 18, Vushtrri 16, Istog 15, Kamenicë 12, Deçan 10, Rahovec 8, Dragash 7, Kaçanik 7, Lipjan 7, Junik 3, Hani i Elezit 3, Novobërdë 2, Mamushë 1.

Po ashtu, janë shëruar 1,384 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 133.314.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Fushë Kosovë 220, Prishtinë 170, Ferizaj 124, Gjilan 110, Malishevë 104, Prizren 102, Pejë 90, Mitrovicë 82, Podujevë 71, Hani i Elezit 49, Viti 43, Istog 31, Shtime 31, Kaçanik 31, Kamenicë 23, Obiliq 22, Skenderaj 20, Klinë 18, Suharekë 12, Deçan 10, Junik 6, Dragash 4, Gllogoc 4, Shtërpcë 3, Mitrovica e Veriut 2, Lipjan 2.

Kurse numri i rasteve aktive është 19.923, prej tyre 532 raste aktive në Komunën e Suharekës.