Mbi 520 raste aktive me COVID-19 në Suharekë

10.09.2021

Numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë vazhdon të mbetet i lartë. Po ashtu edhe numri i vdekjeve është shqetësues. Ndërkohë numri i rasteve aktive tashmë ka filluar të ketë rënie. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar […]

Mbi 520 raste aktive me COVID-19 në Suharekë Foto: SuharekaOnline

Numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë vazhdon të mbetet i lartë. Po ashtu edhe numri i vdekjeve është shqetësues. Ndërkohë numri i rasteve aktive tashmë ka filluar të ketë rënie.

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 703 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 19 viktima nga ky virus.

Brenda 24 ore janë regjistruar 20 raste pozitive me COVID-19 dhe një rast i vdekjes në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Prishtinë  132, Ferizaj  58, Fushë Kosovë  57, Prizren  56, Klinë  52, Malishevë  35, Mitrovicë  33, Skenderaj  33, Podujevë  31, Gjakovë  27, Lipjan  22, Pejë  21, Gllogoc  20, Suharekë  20, Gjilan  18, Kaçanik  16, Vushtrri  15, Deçan  11, Kamenicë  10, Rahovec  10, Istog  8, Dragash  4, Obiliq  4, Shtime  4, Viti  3, Hani i Elezit  1, Zubin Potok  1, Shtërpcë  1.

Po ashtu, janë shëruar 2,255 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 131.930.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Gjakovë  396, Prishtinë  360, Prizren  184, Podujevë  178, Gjilan  164, Malishevë  124, Fushë Kosovë  119, Pejë  85, Ferizaj  85, Suharekë  79, Vushtrri  70, Lipjan  66, Klinë  45, Viti  42, Mitrovicë  42, Rahovec  40, Gllogoc  31, Kamenicë  30, Obiliq  21, Shtime  21, Dragash  19, Kaçanik  18, Deçan  15, Graçanicë  7, Hani i Elezit  5, Istog  3, Skenderaj  2, Junik  1, Novobërdë  1, Leposaviq  1, Shtërpcë  1.

Kurse numri i rasteve aktive është 20.652, prej tyre 526 raste aktive në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 155,310 raste nga 1,083,193 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,728 raste të vdekjes.