Rreth 50% e të infektuarve në Suharekë janë nën moshën 25 vjeçare

Dy familje nga Komuna e Suharekës janë izoluar dhe po monitorohen nga Policia, pas paraqitjes edhe të nëntë rasteve të reja me Coronavirus në këtë komunë.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në një bisedë telefonike për Ekonomia Online ka njoftuar se rreth 50% të të infektuar me Coronavirus janë nën moshën 25 vjeçare.

Tre të mitur 11, 13 dhe 17 vjeçare si dhe dy persona të moshës 22 dhe 25 vjeçar të cilat janë identifikuar si raste të kontaktit.

Muharremaj njoftoj se gjendja e tyre është stabile, derisa bëri të ditur se gjatë ditës do të dezinfektohen shtëpitë e tyre dhe komuna do t’i dërgoj pajisje elementare mbrojtëse dhe gjëra ushqimore.

Me tej, Muharremja theksoi se komuna është duke punuar dhe po mundohet ta këput zinxhirin e të të infektuarve me Coronavirus.

“Gjendja e të të infektuarve është në gjendje stabile dhe e qetë. Edhe dy familje i kam izoluar në Vraniq. 23 fshatra janë të prekur me Coronavirus. Sot komuna do të dezinfektoj 2 shtëpitë e familjes dhe do t’i siguroj masa mbrojtëse dhe gjëra ushqimore”.

” 50% e rasteve janë nën moshën 25 vjeçare, ku kemi të mitur prej 11, 13 17 vjeçar si dhe dy të rritur 22 dhe 25 vjeçar. Komuna është duke punuar në parandalimin e rritjes së rasteve”, u shpreh Muharremaj për EO.

RAPORTO