5 viktima nga COVID-19 brenda 24 ore, një në Suharekë

14.12.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 329 raste të reja me COVID-19. IKSHPK-ja ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 5 viktima nga COVID-19, një 81 vjeç në Komunën e Suharekës, njofton SuharekaOnline. “Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të […]

5 viktima nga COVID-19 brenda 24 ore, një në Suharekë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 329 raste të reja me COVID-19.

IKSHPK-ja ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 5 viktima nga COVID-19, një 81 vjeç në Komunën e Suharekës, njofton SuharekaOnline.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (52 vjeç), Prizren 1 rast (54 vjeç), Gjakovë 1 rast (60 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (72 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç)” thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Numri total i rasteve pozitive është 46.909 raste nga 164.548 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.203 raste të vdekjes.