5 rastet pozitive me COVID-19 në Suharekë janë nga këto vendbanime

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.886 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 488 raste pozitive.

IKSHPK-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 5 raste pozitive me COVID-19 dhe është raportuar për një viktimë të moshës 87 vjeç, shkruan SuharekaOnline.

Venbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë: Peqan (1) dhe Suharekë (4).

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 270 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 60.333 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.236.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 70.185 raste nga 313.132 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.616 raste të vdekjes.

RAPORTO