5 rastet e sotme me COVID-19 janë nga Suhareka dhe këto fshatra

05.11.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Oublike në Kosovë ka njoftuar se sot nga 1617 testime kanë rezultuar 661 raste të reja me COVID-19. IKSHPK-ja ka njoftuar se vetëm në Komunën e Suharekës janë identifikuar 5 raste të reja me COVID-19 në vendbanimet: 1 rast në Bllacë, 2 raste në Krushicë të Poshtme dhe 2 në Suharekë. […]

5 rastet e sotme me COVID-19 janë nga Suhareka dhe këto fshatra Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Oublike në Kosovë ka njoftuar se sot nga 1617 testime kanë rezultuar 661 raste të reja me COVID-19.

IKSHPK-ja ka njoftuar se vetëm në Komunën e Suharekës janë identifikuar 5 raste të reja me COVID-19 në vendbanimet: 1 rast në Bllacë, 2 raste në Krushicë të Poshtme dhe 2 në Suharekë.

Numri total i rasteve pozitive është 22.206 raste nga 102.012 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 720 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 92 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.921 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.565.