5 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 1.321 në tërë Kosovën

07.08.2021

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 271 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë nga ky virus. Brenda 24 ore është regjistruar një rast me COVID-19 në Komunën e Suharekës. Vendbanimet e rasteve pozitive […]

5 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 1.321 në tërë Kosovën Foto: SuharekaOnline

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 271 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë nga ky virus.

Brenda 24 ore është regjistruar një rast me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Prishtinë (56), Ferizaj (28), Fushë Kosovë (27), Gjilan (21), Podujevë (19), Gjakovë (16), Pejë (14), Rahovec (14), Viti (13), Prizren (11), Kamenicë (7), Lipjan (7), Gllogoc (6), Vushtrri (6), Mitrovicë (5), Obiliq (4), Shtime (4), Kllokot (2), Istog (2), Kaçanik (2), Dragash (1), Klinë (1), Suharekë (1), Zubin Potok (1), Shtërpcë (1), Novobërdë (1) dhe Malishevë (1).

Po ashtu, janë shëruar 15 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 105,719 raste.

Kurse numri i rasteve aktive është 1.321, prej tyre 5 raste aktive në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 109,310 raste nga 953,794 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,270 raste të vdekjes.