5 punëtorë të arsimit në Suharekë rezultojnë pozitiv me COVID-19

25.09.2020

Në mbledhjen e sotme të 9 (nëntën) me radhë të vitit 2020 të Asamblesë Komunale në Suharekë, i pyetur nga asambleistët për menaxhimin e situatës me COVID-19 në shkolla, DKA-së, Remzi Bajselmani ka njoftuar për gjendjen aktuale sa u përketë shkollave. Bajselmani bëri të ditur se nga fillimi i vitit të ri shkollor në komunën […]

5 punëtorë të arsimit në Suharekë rezultojnë pozitiv me COVID-19

Në mbledhjen e sotme të 9 (nëntën) me radhë të vitit 2020 të Asamblesë Komunale në Suharekë, i pyetur nga asambleistët për menaxhimin e situatës me COVID-19 në shkolla, DKA-së, Remzi Bajselmani ka njoftuar për gjendjen aktuale sa u përketë shkollave.

Bajselmani bëri të ditur se nga fillimi i vitit të ri shkollor në komunën tonë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, 5 puntorë të arsimit, njofton SuharekaOnline.

Listën të cilën Komuna e Suharekës në bashkëpunim me drejtorit e shkollave e kanë dërguar në Institutin Kombëtarë të Shëndetësisë Publike në Kosovë janë përfshinë gjithsej 100 mësimdhënës nga 33 shkolla.

Drejtori i Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani njofoti se nga kjo listë me 100 mësimdhënës, sot në QKMF janë testuar 40 prej tyre.

Në një prononcim për SuharekaOnline drejtori i QKMF-së, Dr.Arbër Zenelaj njoftoi se në komunën tonë do të testohen gjithsej 100 mësimdhënës, varësisht prej kontakteve që mësimdhënësit kanë pasur.

Ai gjithashtu bëri të ditur se sot u testuan 40 mësimdhënës nga QRSHP.

Etiketat