Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 1,128 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar tre viktima nga ky virus.
Brenda 24 ore janë regjistruar 11 raste me COVID-19 në Komunën e Suharekës.
Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Prishtinë 206, Gjilan 128, Ferizaj 117, Gjakovë 107, Pejë 88, Prizren 84, Mitrovicë 59, Klinë 56, Fushë Kosovë 43, Rahovec 31, Viti 26, Kamenicë 24, Gllogoc 21, Podujevë 17, Vushtrri 16, Lipjan 16, Kaçanik 13, Istog 13, Suharekë 11, Shtime 11, Obiliq 9, Malishevë 8, Deçan 7, Dragash 4, Hani i Elezit 4, Junik 3, Skenderaj 2, Kllokot 2, Shtërpcë 2.
Po ashtu, janë shëruar 46 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 106,009 raste.
Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë 19, Mitrovicë 5, Obiliq 4, Ferizaj 4, Gjilan 3, Pejë 2, Deçan 2, Viti 2, Dragash 1, Prizren 1, Istog 1, Suharekë 1, Gllogoc 1.
Kurse numri i rasteve aktive është 5.493, prej tyre 49 raste aktive në Komunën e Suharekës.
Numri total i rasteve pozitive është 113,781 raste nga 953,794 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,279 raste të vdekjes.