48 mësimdhënës dhe 3 drejtor të shkollave në Suharekë u prekën nga COVID-19

15.12.2020

Me të filluar viti shkollor në shtator të këtij viti Komuna e Suharekës në bashkëpunim me drejtorit e shkollave kanë dërguar në Institutin Kombëtarë të Shëndetësisë Publike në Kosovë, një listë me emrat e 100 mësimdhënësve nga 33 shkolla të Suharekës të cilët do të testoheshin për COVID-19. Që nga ajo kohë tashmë kanë kaluar […]

48 mësimdhënës dhe 3 drejtor të shkollave në Suharekë u prekën nga COVID-19 Foto: Ilustrim

Me të filluar viti shkollor në shtator të këtij viti Komuna e Suharekës në bashkëpunim me drejtorit e shkollave kanë dërguar në Institutin Kombëtarë të Shëndetësisë Publike në Kosovë, një listë me emrat e 100 mësimdhënësve nga 33 shkolla të Suharekës të cilët do të testoheshin për COVID-19.

Që nga ajo kohë tashmë kanë kaluar tre muaj, ku brenda kësaj periudhe kohë pas kohe është raportuar për raste të reja të mësimdhënësve të infektuar me COVID-19 në shkollat e Komunës së Suharekës.

Kontaki i vazhdueshëm me nxënës dhe me kolegë të punës ka qenë njëri ndër faktorët që ka ndikuar që mësimdhënësit të jenë të rrezikuar nga një infektim i mundshëm me COVID-19.

Sipas një liste zyrtare të siguruar nga SuharekaOnline deri më tani në Komunën e Suharekës nga COVID-19 janë prekur gjithsej 48 mësimdhënës dhe 3 drejtor të shkollave.

Në bazë të kësaj liste numri më i madh i rasteve te mësimdhënësit është shënuar në shkollat që gjenden kryesisht në qytet.