46 raste aktive me COVID-19 në Komunën e Suharekës

27.10.2020

Ngritja e lakorës së shifrave me COVID-19 në Kosovë mbetet alarmante. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë rezultuar pozitiv me Korona virus 205 persona. Në Komunën e Suharekës gjatë 24 orëve të fundit nuk ka rezultuar asnjë rast pozitiv, mirpo numri i […]

46 raste aktive me COVID-19 në Komunën e Suharekës Foto: Ilustrim

Ngritja e lakorës së shifrave me COVID-19 në Kosovë mbetet alarmante.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë rezultuar pozitiv me Korona virus 205 persona.

Në Komunën e Suharekës gjatë 24 orëve të fundit nuk ka rezultuar asnjë rast pozitiv, mirpo numri i rasteve aktive në komunën tonë është 46, shkruan SuharekaOnline.

Që nga fillimi i pandemisë në Komunën e Suharekës janë infektuar me COVID-19, 272 persona ku prej tyre 212 janë shëruar dhe fatkeqësisht 14 kanë humbur betejen me virusin Korona.

Këto të dhëna i ka publikuar zëdhënsi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.