Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 40 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë nga ky virus.
Brenda 24 ore në Komunën e Suharekës është regjistruar një rast pozitiv me COVID-19 dhe janë shëruar 9 qytetarë nga ky virus.
Po ashtu, janë shëruar 149 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.182.
Kurse numri i rasteve aktive është 1.226, prej tyre 41 raste aktive në Komunën e Suharekës.