4 viktima nga COVID-19 brenda një jave në Suharekë

22.11.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë në raportin prej 24 orësh të rasteve të reja me COVID-19, raporton edhe për viktimat nga ky virus. SuharekaOnline ka përcjellur raportet e IKSHPK-së që nga data 15 nëntor, ku janë publikuar numri i viktimave në vend dhe mosha e tyre. Gjatë kësaj jave në Komunën e Suharekës janë […]

4 viktima nga COVID-19 brenda një jave në Suharekë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë në raportin prej 24 orësh të rasteve të reja me COVID-19, raporton edhe për viktimat nga ky virus.

SuharekaOnline ka përcjellur raportet e IKSHPK-së që nga data 15 nëntor, ku janë publikuar numri i viktimave në vend dhe mosha e tyre.

Gjatë kësaj jave në Komunën e Suharekës janë regjistruar 4 viktima të moshës 71 vjeç, 82 vjeç, 75vjeç dhe viktima më e re në moshë ishte 54 vjeç, shkruan SuharekaOnline.

Raporti i IKSHPK-së, 15 nëntor: ”Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (76, 70, 70 vjeç), Dragash 1 rast (42 vjeç), Drenas 1 rast (61 vjeç), Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Kamenicë 1 rast (80 vjeç), Pejë 1 rast (81 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (75 vjeç), Vushtrri 1 rast (75 vjeç)”.

Raporti i IKSHPK-së, 16 nëntor: ”Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (76, 54, 38 vjeç), Rahovec 2 raste (74, 67 vjeç), Ferizaj 1 rast (48 vjeç), Gjilan 1 rast (82 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Klinë 1 rast (65 vjeç), Skenderaj 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (54 vjeç)”.

Raporti i IKSHPK-së, 17 nëntor: ”Brenda 24 orëve janë raportuar 16 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (78, 76 vjeç), Prishtinë 2 raste (68, 65 vjeç), Prizren 2 raste (72, 69 vjeç), Rahovec 2 raste (55, 53 vjeç), Dragash 1 rast (76 vjeç), Ferizaj 1 rast (75 vjeç), Gjilan 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (75 vjeç), Mitrovicë 1 rast (60 vjeç), Pejë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (41 vjeç), Suharekë 1 rast (82 vjeç)”.

Raporti i IKSHPK-së, 19 nëntor: ”Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (87, 78, 56 vjeç), Fushë-Kosovë 2 raste (69, 51 vjeç), Prishtinë 2 raste (77, 73 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Kamenicë 1 rast (87 vjeç), Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Podujevë 1 rast (85 vjeç), Rahovec 1 rast (70 vjeç), Shtime 1 rast (61 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (71 vjeç)”.