4 të shëruar nga COVID-19 në Suharekë, 119 në tërë Kosovën

15.06.2021

Ministria e Shëndetësisë (MSh) së bashku me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 12 raste pozitive me COVID-19. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Gjithashtu, në Kosovë janë shëruar edhe 119 pacientë […]

4 të shëruar nga COVID-19 në Suharekë, 119 në tërë Kosovën Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë (MSh) së bashku me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 12 raste pozitive me COVID-19.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Gjithashtu, në Kosovë janë shëruar edhe 119 pacientë me COVID-19, ku katër prej të shëruarve janë nga Komuna e Suharekës.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë (26), Mitrovicë (10), Prizren (10), Ferizaj (8), Gjilan (7), Podujevë (6), Rahovec (6), Vushtrri (5), Gjakovë (4), Lipjan (4), Fushë Kosovë (4), Gllogoc (4), Suharekë (4), Viti (4), Obiliq (3), Pejë (3), Dragash (2), Shtime (2), Kamenicë (2), Deçan (2), Skenderaj (1), Malishevë (1), Klinë (1).

Rastet pozitive janë nga komunat: Istog (3), Prizren (2), Skenderaj (2), Lipjan (2), Prishtinë (1), Gjilan (1), Suharekë (1).