4 të shëruar nga COVID-19 gjatë 48 orëve në Suharekë

07.09.2020

Institui Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë gjatë dy ditëve të fundit ka raportuar se në Komunën e Suharekës janë identifikuar dy persona të cilët kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Rastet pozitive me COVID-19 janë nga fshatrat Reçan dhe Gelancë. Por gjatë këtyre dy ditëve të fundit në Komunën tonë janë shëruar katër pacient të […]

4 të shëruar nga COVID-19 gjatë 48 orëve në Suharekë Foto: Ilustrim

Institui Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë gjatë dy ditëve të fundit ka raportuar se në Komunën e Suharekës janë identifikuar dy persona të cilët kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Rastet pozitive me COVID-19 janë nga fshatrat Reçan dhe Gelancë.

Por gjatë këtyre dy ditëve të fundit në Komunën tonë janë shëruar katër pacient të cilët ishin me virusin Korona, raporton SuharekaOnline.

Kështu është bërë e ditur nga Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale në Suharekë, Besa Kuqi.

Drejtoresha Kuqi ka thënë se “Angazhimi i përbashkët në respektimin e masave parandaluese kundër COVID-19 duhet të vazhdojë nga secili prej nesh pasi virusi është akoma në mesin tonë. Ne duam që fëmijet tanë shpejtë ti kthejmë ne shkolla, qe mos tu ua humbim këtë mundësi nga sjelljet tona!”