4 të shëruar dhe 2 raste pozitive me COVID-19, 1 Suharekë dhe 1 Gjinoc

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 419 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 241 raste pozitive.

Nga 241 rastet e konfirmuara, 2 (dy) janë nga Komuna e Suharekës.

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Besa Kuqi, përmes një shkrimi gjithashtu ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve në Suharekë janë shëruar edhe 4 pacientë.

“Sot janë shënuar edhe 2 raste pozitive me virusin SARS-CoV-2 në komunën tonë. Nje person i infektuar është nga qyteti i Therandës dhe rasti tjeter pozitiv është nga fshati Gjinoc, gjithesej kemi 83 raste dhe 22 raste aktive ne komunen tonë.

Lajmi i mirë është se tashmë kemi edhe 4 persona të shëruar nga sëmundja COVID-19, gjithsej të shëruar: 59.

-Kujdesi dhe mbajtja e higjienës personale vazhdon,

-Mbajtja e maskēs mbetet obligative,

-Mbani distancën dhe zbatoni masat parandaluese!” ka shkruar Kuqi.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.