4 rastet pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë nga këto fshatra

29.04.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 269 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 9 viktima nga ky virus. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës janë identifikurar 4 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Vendbanimet […]

4 rastet pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë nga këto fshatra Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 269 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 9 viktima nga ky virus.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës janë identifikurar 4 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë: Duhël (1), Mushtisht (1), Savrovë (1) dhe Studençan (1).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 449 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 93.528 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.296.

Numri total i rasteve pozitive është 104.986 raste nga 530.954 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.162 raste të vdekjes.