4 rastet pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë nga këto fshatra

4 rastet pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë nga këto fshatra
Eurolinda Zenelaj

12.03.2021 / Suhareka

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.317 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 730 raste pozitive.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 4 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve të sotme janë: Bukosh (1), Popolan (1), Suharekë (1) dhe Vraniq (1).

Gjithashtu, janë shëruar 512 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 63.892 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.530.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 76.110 raste nga 348.381 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.688 raste të vdekjes.

RAPORTO