4 mostrat e marra sot në Suharekë rezultojnë negativ për covid-19

Për të parandaluar përhapjen e covid-19 Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Prizren ka hulumtuar dhe gjurmuar kontakte të pacientëve nga Komuna e Suharekës.

Nga të gjitha kontaktet e gjurmuara kjo qendër sot ka marr 4 mostra të reja në Komunën e Suharekës që janë raste kontakti.

Drejtori i QRSHP-së në Prizren, Dr.Fadil Kryeziu, për SuharekaOnlina ka bërë të ditur se sot janë marr 4 mostra të reja në Komunën e Suharekës dhe 1 ritestim.

Nga 4 mostrat e marra sot në Suharekë dhe 1 ritestim rezultojnë negativ për covid-19.

Drejtori i kësaj qendre ka bërë të ditur se të gjitha rastet e “dyshuara” si raste kontakti nga Suhareka janë në gjendje të mirë shëndetësore.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.