381 raste aktive me COVID-19 në Suharekë

16.09.2021

Numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë ka filluar të bie dukshëm. Ndërkohë edhe numri i rasteve aktive tashmë ka filluar të ketë rënie. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 410 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë […]

381 raste aktive me COVID-19 në Suharekë Foto: Ilustrim

Numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë ka filluar të bie dukshëm. Ndërkohë edhe numri i rasteve aktive tashmë ka filluar të ketë rënie.

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 410 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 12 viktima nga ky virus.

Brenda 24 ore janë regjistruar 8 raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Prishtinë  76, Prizren  44, Pejë  27, Ferizaj  27, Mitrovicë  23, Gjilan  20, Lipjan  19, Gjakovë  18, Viti  17, Fushë Kosovë  16, Podujevë  16, Klinë  15, Vushtrri  13, Malishevë  12, Gllogoc  11, Skenderaj  11, Suharekë  8, Shtime  7, Istog  7, Rahovec  6, Deçan  5, Kamenicë  3, Kaçanik  3, Obiliq  3, Kllokot  2, Hani i Elezit  1.

Po ashtu, janë shëruar 1.732 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 140.682.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë 601, Ferizaj 193, Prizren 147, Podujevë 123, Vushtrri 83, Gjilan 80, Mitrovicë 75, Klinë 50, Skenderaj 50, Shtime 46, Istog 42, Malishevë 42, Gllogoc 38, Suharekë 38, Kaçanik 36, Deçan 20, Pejë 20, Lipjan 17, Obiliq 7, Dragash 5, Fushë Kosovë 5, Mamushë 4, Shtërpcë 3, Hani i Elezit 3, Junik 2, Graçanicë 2.

Kurse numri i rasteve aktive është 14.501, prej tyre 381 raste aktive në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 158,028 raste nga 1,131,833 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,845 raste të vdekjes.