38 raste me covid-19 në Suharekë në total, prej tyre 35 të shëruar, 2 aktive dhe 1 rast vdekje

23.05.2020

Kishin kaluar gjithsej 21 ditë qëkur në Komunën e Suharekës nuk ishte raportuar për ndonjë rast të ri me covid-19 dhe 5 ditë që nga pa asnjë rast aktiv. Në mbrëmjen e së premtës rezultatet treguan se nga mostrat e marra, 12 zyrtar policor në Prizren ishin pozitiv me covid-19, ku dy prej tyre janë […]

38 raste me covid-19 në Suharekë në total, prej tyre 35 të shëruar, 2 aktive dhe 1 rast vdekje Foto: SuharekaOnline

Kishin kaluar gjithsej 21 ditë qëkur në Komunën e Suharekës nuk ishte raportuar për ndonjë rast të ri me covid-19 dhe 5 ditë që nga pa asnjë rast aktiv.

Në mbrëmjen e së premtës rezultatet treguan se nga mostrat e marra, 12 zyrtar policor në Prizren ishin pozitiv me covid-19, ku dy prej tyre janë nga Komuna e Suharekës.

Pas disa ditësh “qetësie” rastet e mbrëmshme rikthyen vëmendjen edhe në Komunën e Suharekës.

Me identifikimin e dy zyrtarëve policor numri i të identifikuarëve me covid-19 në Komunën e Suharekës shkon në 38, ku 35 janë të shëruar, 1 rast vdekje dhe 2 të fundit raste aktive.

Gjithashtu sonte pritet të dalin rezultatet edhe të 6 policëve nga Suhareka që punojnë në Prizren.