373 të vaksinuar në Suharekë, Drejtoria e Shëndetësisë kërkon edhe 100 doza të tjera

19.04.2021

Të hënën në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i kryetarit, Bali Muharremaj me drejtorët e kësaj komune. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, të hënën ka ftuar në takim të gjithë drejtorët e drejtorive komunale, ku ka kërkuar nga ata të raportojnë për punët që kanë bërë nëpër dikasterët që ata drejtojnë. Ndër […]

373 të vaksinuar në Suharekë, Drejtoria e Shëndetësisë kërkon edhe 100 doza të tjera Foto: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë / SuharekaOnline

Të hënën në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i kryetarit, Bali Muharremaj me drejtorët e kësaj komune.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, të hënën ka ftuar në takim të gjithë drejtorët e drejtorive komunale, ku ka kërkuar nga ata të raportojnë për punët që kanë bërë nëpër dikasterët që ata drejtojnë.

Ndër tjerash në këtë mbledhje nga drejtoria e Shëndetësisë u bë e ditur se deri më tani në Komunën e Suharekës prej 410 dozave të vaksinës anti-COVID, të cilat kanë arritur në QKMF-në e Suharekës, janë vaksinuar 373 persona.

Poashtu është bërë e ditur se Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë ka bërë kërkesë edhe për 100 doza të tjera.

Ndër të tjerash në këtë mbledhje kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka kërkuar që të respektohen masat e reja anti-COVID.