32 mostra janë marrur sot nga Komuna e Suharekës, rezultatet priten sonte

Më datën 16 prill në Suharekë janë konfirmuar edhe 6 raste pozitive me covid-19 duke e dërguar numrin e të infektuarëve në 22, saktësisht qytetar nga fshati Vraniq, Bukosh dhe Krushicë e Poshtme.

Për të parandaluar përhapjen e covid-19 Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Prizren vazhdimisht është duke hulumtuar dhe gjurmuar kontakte të pacientëve nga Suhareka.

Nga të gjitha kontaktet e gjurmuara kjo qendër sot në Komunën e Suharekës ka marr 32 mostra nga raste kontakti me pacientët me covid-19.

Në një prononcim për SuharekaOnline drejtori i QRSHP-së në Prizren, Dr.Fadil Kryeziu. ka konfirmuar se sot janë marrur 32 mostra dhe ka bërë të ditur se janë raste kontakti, familjarëve të dy policëve, nga familja e pacientës nga në Suharekë, pacientit të datës 14 prill dhe disa të të ndjerit nga fshati Semetisht.

“Po sot kemi marrur 32 mostra nga Komuna e Suharekës dhe 8 nga Komuna e Malishevës, ku në Komunën e Suharekës 7 mostra janë marrur nga raste kontakti të pacientit të ndjerë nga Semetishti, 3 mostra në Reshtan nga pacientja e datës 15 prill, 12 mostra të kontakteve të pacientit të datës 14 prill dhe nga 5 raste kontakti të familjarëve të dy policëve” ka shtuar Kryeziu.

Gjithashtu mund të them që gjendja e të 32 rasteve prej të cilëve kemi marrur mostrat dukej stabile dhe  e mirë, mirëpo do ta shohim në mbrëmje kur edhe priten të dalin rezultatet, ka thënë ai, shkruan SuharekaOnline.

Deri më tani Komuna e Suharekës ka 22 qytetar të prekur me covid-19, në mesin e të cilëve është një i shëruar dhe një i vdekur.

RAPORTO