3:1 qëndron raporti i lindjeve dhe vdekjeve në Suharekë

Bazuar në të dhënat nga baza e shënimeve të ASK, numri i vdekjeve (të regjistruara) për vitin 2019, ishte gjithsej 10,560 vdekje prej tyre me vendbanimin rezident në Kosovë ishin 10.501 raste të vdekjeve.

Nërsa sipas të dhënave nga baza e shënimeve të ASK-së numri i lindjeve të gjalla (të regjistruara) për vitin 2019 ishte gjithsej 25,895 lindje të gjalla, prej tyre që ishin deklaruar me vendbanim të përhershëm të nënës në Kosovë (rezident) ishin gjithsej, 25,795 lindje.

Më 31 dhjetor 2019 Komuna e Suharekës kishte 59,649 banorë të regjistruar që janë 591 banorë më shumë se në datën e njëjtë të vitit 2018.

LEXO EDHE:  Prioritet i 32% të qytetarëve të Suharekës është mirëqenia sociale

Raporti i lindjeve dhe vdekjeve përgjatë vitit 2019 qëndron pothuajse 3:1 që nënkupton se pothuajse për çdo 3 lindje ishte shënuar 1 rast vdekje. Kështu në bazë të të dhënave, gjatë vitit 2019 në Suharekë janë shënuar 970 lindje dhe 379 vdekje.

Nga 59.649 banorë sa ishin të regjistruar në fund të 2019 raporti i ASK-së gjithashtu tregon se brenda vitit të kaluar nga Suhareka kanë migruar 2446 qytetarë, që e zbret numrin e banorëve në 56,612.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.