31 pacientë të dyshuar dhe të rezultuar pozitiv me COVID-19 janë trajtuar në QKMF në Suharekë brenda një jave

Në komunën e Suharekës javën e kaluar (24.08-31.08) në QKMF janë trajtuar 31 pacient të dyshuar dhe ata të cilët edhe zyrtarisht janë pozitiv me Covid-19 .

Drejtoresha e Shendetësisë në Suharekë, Besa Kuqi ka njoftuar se QKMF në Suharekë javën e kaluar ishte tejet e ngarkuar pasi që në Qendrën Kryesore të Mjekesisë Familjare në Suharekë ka pasur pacient të cilët kanë aplikuar për terapinë parenterale dhe gjithashtu janë trajtuar 31 pacient të dyshuar dhe ata të cilët edhe zyrtarisht janë Covid-19 pozitiv.

Gjithashtu Kuqi njofton se në këtë periudhë kohore me terapi paranterale në këtë qendër janë trajtuar edhe rreth 80 pacient kryesisht të rinjë të helmuar me ushqim të njejtit janë trajtuar varsisht prej intensitetit të simptomave, rasti ne fjalë është raportouar në Inspektoratin Sanitar të Kosovës.

Gjithashtu është bërë e ditur se në këtë kohë janë trajtuar edhe pacient me sëmundje dhe ankesa tjera kronike.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.