30 ditë paraburgim ndaj 4 të dyshuarëve nga Peqani për kontrabandim me migrantë

30 ditë paraburgim ndaj 4 të dyshuarëve nga Peqani për kontrabandim me migrantë
Herolind Bytyçi

19.07.2021 / Suhareka

Shtatë persona ishin shoqëruar në stacionin policor në Suharekë të dyshuar për kontrabandë me migrantë.

Për katër nga ky grup, Gjykata Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës Raima Elezi, me datë 18.07.2021, ka marrë AKTVENDIM dhe të pandehurve, S.M., A.B., V.F., dhe F.F., i ‘u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Këtë e ka konfirmuar për SuharekaOnline zyrtari për informim në Gjykatën Themelore në Prizren, Marcel Lekaj, sipas të cilit masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, do të llogaritet prej datës 16.07.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 16.08.2021.

Të gjithë të pandehurit dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale kontrabandim me migrantë, dhe të dëmtuarit janë 11 (njëmbëdhjetë) shtetas Sirian, shkruan SuharekaOnline.

LEXO EDHE:  Shpërthimi i zjarrit në kodrinat e fshatit Peqan dhe Sllapuzhan, policia jep detaje

Kujtojmë se të premtën me 16 korrik Policia në Suharekë kishte marrë urdhër për kontroll në një shtëpi të dyshimtë në fshatin Peqan në lidhje më një rast vjedhje.

Gjatë realizimit dhe zbatimit të këtij urdhri hetuesit gjeten së në këtë shtëpi banimi ishin 11 persona më nënshtetësi siriane te cilët kishin shfrytëzuar rrugët ilegale dhe ishin kontrabanduar.

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit