Regjistrohen 3 viktima nga COVID-19 brenda 3 dite në Komunën e Suharekës

Ditëve të fundit në Kosovë numri i të infektuarve me Coronavirus në Kosovë ka shënuar një rritje të theksuar ku vetëm sot janë identifikuar 637 raste të reja me Covid-19.

Gjithashtu, brenda 24 ore në vend janë regjistruar edhe 13 viktima të cilat humbën betejën me virusin korona, një prej tyre në Komunën e Suharekës, shkruan SuharekaOnline.

Sipas Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë thuhet se brenda tri dite në Komunën e Suharekës janë regjistruar tri raste të vdekjes me mosha të ndryshme, 67 vjeç, 71 vjeç dhe 85 vjeç.

7 nëntor, raporti i IKSHPK-së: Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (72, 69 dhe 64 vjeç), Gjilan 3 raste (69, 66 dhe 65 vjeç), Prishtinë 2 raste (të dytë 79 vjeç), Drenas 1 rast (64 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Klinë 1 rast (78 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (67 vjeç).

8 nëntor, raporti i IKSHPK-së: Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (76 dhe 70 vjeç), Prishtinë 2 raste (78 dhe 71 vjeç), Vushtrri 2 raste (82 dhe 77 vjeç), Gjilan 1 rast (58 vjeç), Pejë 1 rast (62 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç), Rahovec 1 rast (66 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (71 vjeç).

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

9 nëntor, raporti i IKSHPK-së: Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (81, 74 dhe 70 vjeç), Prizren 2 raste (71 dhe 65 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (54 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç), Istog 1 rast (65 vjeç), Lipjan 1 rast (73 vjeç), Pejë 1 rast (46 vjeç), Prishtinë 1 rast (65 vjeç), Suharekë 1 rast (85 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (70 vjeç).

Numri i viktimave nga Coronavirus në Kosovë deri më tani ka arritur në 768.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.