3 rastet pozitive me COVID-19 në Suharekë janë nga këto vende

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 ore në Kosovë kanë rezultuar pozitiv me Korona virus 284 raste të reja.

IKSHPK njofton se nga 284 raste, 3 janë nga Komuna e Suharekës me vendbanime 2 në fshatin Gjinoc dhe një në fshatin Maçitevë.

Numri total i rasteve pozitive është 18.910 raste nga 91.098 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 674 raste të vdekjes.

Gjithashtu IKSHPK-ja njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 72 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.367 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.869.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.