3 rastet pozitive me COVID-19 në Suharekë janë nga këto vendbanime

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 234 raste pozitive me COVID-19.
IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 3 raste pozitive me COVID-19.
Vendbanimet e rasteve të sotme janë: Gelancë (1), Shirokë (1) dhe Suharekë (1).
Ndryshe, numri total i rasteve pozitive është 51.144 raste nga 182.329 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.332 raste të vdekjes.