3 rastet me COVID-19 në Suharekë janë nga ky fshat

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 466 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 115 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Sot IKSHPK ka raportuar 115 raste poezitive në tërë Kosovën, nga 115 rastet pozitive me Korona virus, 3 prej tyre janë nga Suhareka, në fshatin Peqan.

Gjithashtu sot janë shëruar 116 pacient nga COVID-19.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.