3 rastet me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë nga këto fshatra

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 471 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 158 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Nga 158 rastet pozitive që kanë rezultuar sot, në Komunën e Suharekës kanë rezultuar pozitiv 3 pacient me Korona Virus.

Një në Sallagrazhdë, një në Vraniq dhe një në Suharekë.

Kujtojmë që vetëm sot janë shëruar 245 pacient që ishin me virusin Korona.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.