3 raste aktive me COVID-19 në Suharekë

02.07.2021

Ministria e Shëndetësisë (MSh) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka njoftuar se gjatë ditës së enjte janë konfirmuar 10 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga ky virus. Brenda 24 ore është konfirmuar një rast i ri me COVID-19 (Mashkull, mosha 40-49 vjeç). […]

3 raste aktive me COVID-19 në Suharekë Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë (MSh) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka njoftuar se gjatë ditës së enjte janë konfirmuar 10 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.

Brenda 24 ore është konfirmuar një rast i ri me COVID-19 (Mashkull, mosha 40-49 vjeç).

Gjithashtu, janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 105.345.

Ndërsa numri i rasteve aktive në tërë Kosovën është 165, prej tyre 3 raste në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 107,768 raste dhe 2,258 raste të vdekjes.