3 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 165 në tërë Kosovën

24.06.2021

Ministria e Shëndetësisë (MSh) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë janë konfirmuar 20 raste pozitive me COVID-19, ndërsa është regjistruar një rast i vdekjes nga ky virus. Në Komunën e Suharekës është konfirmuar një rast me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Gjithashtu, janë shëruar 19 […]

3 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 165 në tërë Kosovën Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë (MSh) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë janë konfirmuar 20 raste pozitive me COVID-19, ndërsa është regjistruar një rast i vdekjes nga ky virus.

Në Komunën e Suharekës është konfirmuar një rast me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, janë shëruar 19 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 105.274.

Ndërsa numri i rasteve aktive në tërë Kosovën është 165, prej tyre tre raste në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 107,693 raste dhe 2,254 raste të vdekjes.