3 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 158 në tërë Kosovën

06.07.2021

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 3 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë nga ky virus. Brenda 24 ore nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19 në Komunën e Suharekës. Vendbanimet e rasteve […]

3 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 158 në tërë Kosovën Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 3 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë nga ky virus.

Brenda 24 ore nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Gjakovë (1), Gjilan (1) dhe Pejë (1).

Poashtu, janë shëruar 5 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 105.381 raste, kurse numri i rasteve aktive është 158, prej tyre 3 raste aktive në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 107,800 raste nga 680,360 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,261 raste të vdekjes.