3 persona nga Malisheva sulmojnë fizikisht një 45 dhe një 16 vjeçar në Suharekë

Para pak minutash burime të SuharekaOnline kanë mësuar se tre persona nga Malisheva kanë sulmuar fizikisht dy qytetarë të Suharekës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiteni, Afrim Sylaj, ku sipas tij tre persona nga Malisheva kanë sulmuar një 45 (viti lindjes 1975) edhe 16 vjeçar(viti lindjes 2004) në Suharekë në sheshin Ibrahim Rugova.

“Sipas informatave ende nuk dihet motivi i këtij sulmi, ndërsa dy të sulmuarit kanë marr lëndime të lehta trupore dhe janë duke u trajtuar, ndërkohë policia është duke hetuar rastin” ka thënë Sylaj.

Ush.d. së drejtorit të QKMF-së, Dr.Arbër Zenelaj, ka konfirmuar se gjendja e pacientëve është e mirë dhe sa janë duke u trajtuar në QKMF.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.